Vllaznia dhe Erzeni do te ndeshen me njeri- tjetrin pas pak minutash ne “Loro Boriçi” ne kuadrin e sfidave te javes se pare te fazes se dyte te kampionatit.
Trajneret Josa e Kapllani nderkohe kane zgjedhur tashme edhe formacionet me te cilat do ta nisin kete takim nga minuta e pare dhe ata pritet te zbresin ne fushe per nxemje.
Ashtu siç kishim paralajmeruar, tek Vllaznia nuk ka ndonje ndryshim nga ajo çfare eshte shkruar sot ne “Shkodra Sport” teksa ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje katershja e perbere nga kapiteni Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Hakaj.
Treshja e mesfushes kete here do te jete e formuar nga Alivoda, Jonuzi e Boshnjaku, ndersa treshja e sulmit do te formohet nga Mala, Marku dhe Ardit Hoxhaj ne maje.
Nderkohe Erzeni do te luaje me Xhiken ne porte, per te vazhduar me Krasniqi, Sadiki dhe Enk ne mbrojtje. Ne mesfushe do te luhet me kater dhe pikerisht me Osmanllari, Krivçiç, Mehmeti dhe Hasani.
Para tyre do te jete i vendosur Kahrimanoviç, ndersa ne dyshen e sulmit do te jene Nonanta dhe Kadriu. Takimi starton ne oren 16.45./SHKODRA-SPORT.COM/