Skënder Gega u jep fund dilemave për të ardhmen e tij. Ish-trajneri i Partizanit, ka zgjehdur se ku do të vazhdojë të drejtojë, pasi ka arritur akordin me një klub për të vazhduar karrierën.

Tekniku 56-vjeçar, pas kthimit në SHBA, ka vazhduar kërkimin për një eksperiencë të re dhe me sa duket ka gjetur këto ditë akordin për të drejtuar në kampionatin e Jordanisë, ku do të ulet në pankinën e Al Faisalit.

Klubi në fjalë është ai që dominon prej shumë kohësh futbollin në vend, por dëshiron që të bëjë emër edhe në kompeticionet ndërkombëtare. Ndaj ka rënë dakord që të nënshkruajë me Gegën për të shfrytëzuar nga njohuritë e tij që të lërë shenjë edhe në arenën ndërkombëtare.

Al Faisal është klub i cili ka fityuar 34 herë titullin në Jordani, duke qenë rekordmeni në këtë vend sa i përket kampionateve të fituara.

Për Gegën, kjo është eksperienca e pare që kur la drejtimin e Partizanit. Trajneri ishte në negociata me Kukësin dhe ra parimisht dakord me verilindorët para se presidenti Safet Gjici të ndërronte mendje dhe të emëronte Orges Shehin në pankinën e nënkampionëve të Shqipërisë. /vipsport/