Vllaznia do te luaje diten e neserme kunder Bylisit per Kupen e Shqiperise ndeshjen e kthimit, qe do te startoje ne oren 13:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Keshtu, trajneri i ekipit kuqeblu Mirel Josa, ne prag te kesaj ndeshjeje ka vendosur edhe formacionin startues per takimin ndaj Bylisit.

Shkodranet pritet te mos ndryshojne asgje nga 11-shja, me te cilen startoi takimin kunder Erzenit disa dite me pare. Nga sa eshte pare ne stervitje, Vllaznia do te kete te njejtin rreshtim si ne Durres, pikerisht me skemen 4-3-3.

Porta dhe mbrojtja nuk kane asnje dileme. Zogoviç do te vijoje te jete ne mes te katerkendorit, ndersa Smajli, kapiteni Gurishta, Shehi dhe Hakaj do te formojne “digen” para tij.

Ne mesfushe, duket se do te jete treshja Heriç, Alivoda dhe Jonuzi. Ne sulm, perkrah Males dhe Hoxhajt ne krahe, Bekim Balaj do te jete titullar ne maje, teksa sulmuesi shkodran duket se jep garanci per duelet ne ajer.

Trajneri Josa ka preferuar nje ekip qe te kete ekuiliber dhe prandaj ka zgjedhur kete 11-she per takimin ne fjale. Ndeshja Vllaznia-Bylis, e vlefshme per perballjen e kthimit te Kupes se Shqiperise, do te luhet ne oren 13:00 te dites se neserme ne stadiumin “Loro Boriçi” ne Shkoder. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogoviç, Smajli, Gurishta, Shehi, Hakaj, Heriç, Alivoda, Jonuzi, Mala, Balaj, Hoxhaj Tr: Mirel Josa