Vllaznia ka larguar dy amerikanet Evans dhe Hudson dhe ka marre malazezin Kusovac. Ne numer, kuqeblute duken “te humbur” nga merkatoja e diteve te fundit por siç deklaroi dhe vete presidenti Xhaferi diten e djeshme, pritet qe te kete serish te tjera perforcime per skuadren.

Dhe burime prane kesaj skuadre bejne te ditur se eshte arritur akordi me nje tjeter lojtar cilesor. Kete here kemi te bejme me nje amerikan tjeter: Trayvon Reed.

24 vjeçari qe eshte 2.18 metra i gjate, ka statistika shume te mira dhe luan ne pozicionin 5, pra pikerisht aty ku luante me pare Evans dhe pritet qe jo vetem ta zevendesoje por ta beje ne menyren e duhur.

Me kete lojtar pritet qe ne ditet e ardhshme te firmoset edhe kontrata respektive, çka do ta beje ate qe te zyrtarizohet si basketbollist i Vllaznise.

Per me teper ne lidhje me lojtarin qe do te vishet kuqeblu, ndiqni me poshte nje video te ndeshjeve te sezonit te fundit te tij: