Dy dite perpara fillimit te ndeshjeve zyrtare te ketij viti, Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere realitet nje tjeter goditje ne merkato. Mbremjen e sotme, shoqata ne fjale ka zyrtarizuar marrjen e nje tjeter amerikani.
Behet fjale per Dy’quavis Wilkins nje basketbollist qe ne fakt nuk eshte i panjohur per kampionatin tone sepse ne gjysmen e pare te sezonit ka qene pjese e ekipit te Flamurtarit te Vlores. Ja çfare shkruhet ne postimin e shoqates se basketbollit Vllaznia per ardhjen e ketij lojtari:
“Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka kenaqesine te njoftoje se ka arritur transferimin e lojtarit amerikan Dy’quavis Wilkins nga ekipi i Flamurtarit.
Dyquavis ka mbyllur fazen e pare si nje nga lojtaret me atatistikat me te mira ne kampionatin kombetar te basketbollit per fazen e pare.
Ju presim diten e diele ne ora 18:00 me pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Biletat mund ti gjeni tek Market Rroji prane restorant Puri. Çmimi i biletes : 100 leke”