Pas me pak se ne ore, ne stadiumin “Gjorgji Kyçyku” te Pogradecit do te nise ndeshja miqesore ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Dinamos. Nje sfide interesante qe pritet me interes nga te dy kampet por edhe tifozerite e tyre.
Sakaq, “Shkodra Sport” ka mesuar edhe formacionin me te cilin Vllaznia do te zbrese ne fushe nga minuta e pare. Keshtu ne porte do te jete si zakonisht Zogoviç, ndersa ndryshime do te kete ne repartin e mbrojtjes dhe pikerisht ne qender te saj.
Trajneri Josa ka vendosur t’i besoje nga fillimi Dajan Shehit, nderkohe qe perkrah tij do te jete 19 vjeçari Flori Spahija. Ne krahe nderkohe do jene te njejtit, me kapitenin Gurishta ne te djathte dhe Hakajn ne te majte.
Edhe treshja e mesfushes do te jete po ajo me Boshnjakun, Jonuzin dhe Markun, ndersa ne sulm do te luaje kete here perpos A.Hoxhajt ne te djathte dhe Kaines ne maje, edhe Liridon Latifi. Ky i fundit duket se i ka lene pas problemet shendetesore qe ka patur dhe do testoje veten ne kete miqesore.
Sfida do te nise ne oren 18.00 dhe ne kampin kuqeblu jane kurioze te shohin paraqitjen e futbollisteve ne fushe, pikerisht 10 dite para ballafaqimit te pare te kampionatit, atij me Erzenin./SHKODRA-SPORT,COM/