Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia prezanton goditjen e merkatos: Rikthen Kevin Dodajn!

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia prezanton goditjen e merkatos: Rikthen Kevin Dodajn!

Tashmë është zyrtare: Kevin Dodaj do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në fund të sezonit. Klubi shkodran ka arritur akordin me CSKA Sofia për huazimin e këtij futbollisti deri në fund të sezonit.

Sulmuesi 20 vjeçar ka mbërritur mbrëmë vonë në Shkodër dhe sot është prezantuar nga ana e vetë presidentit të kuqebluve Alban Xhaferi. Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit shkruhet:

“Zyrtare: Kevin Dodaj i bashkohet KF Vllaznia, në formë huazimi, deri në fund të sezonit 2025–2026. Sulmuesi i CSKA-së, Kevin Dodaj, do t’i bashkëngjitet kuqebluve në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Shumë fat dhe suksese, Kevin, në gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim!”

Pritet që Dodaj të udhëtojë me skuadrën nesër drejt Durrësit sepse procedurat e federimit kanë përfunduar dhe ai të jetë në dispozicion të trajnerit Martini për ndeshjen e së dielës ndaj Teutës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments