Ergi Borshi, ish-futbollisti I Vllaznisë është pajisur nga Federata Shqiptare e Futbollit me certifikatën që I jep të drejtë t’I hyjë botës së trajningut.

Djaloshi 25 vjeçar ka rezultuar I pafat sa I takon karrierës sportive, ndërsa një dëmtim I rënë ka bërë që Borshi të mbyllë karrierën me futbollin e luajtur shumë herët.

Në këto kushte, lojtari I dalë nga Akademia e Vllaznisë I është futur botës së trajningut, duke marrë tanimë dokumentat përkatëse.

“Kapitull I ri”, shkruan Borshi në rrjetet sociale, teksa poston foto me dy trajnerët dhe lektorët e FSHF-së. Veç Vllaznisë, Borshi ka luajtur me Teutën, Tërbunin dhe Veleçikun./newsport/