Nga të prekurit me “COVID-19” ka edhe të karantinuar që në asnjë moment nuk po e ndalin punën. Sulmuesi Ismael Dunga është njëri prej tyre.

Sulmuesi vijon stërvitjen individuale pa ndier asnjë shqetësim për sa i përket prekjes me “COVID-19”. Keniani ka thyer karantinën dhe është stërvitur individualisht në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një gjë jopozitive, gjithsesi lojtari tregon se gëzon një formë dhe gjendje të mirë. Dunga e ka bërë vetë publike një gjë të tillë duke postuar një video nga stërvitja në stadium.

Lojtari nuk kërkon që të humbë asnjë minutë nga stërvitja, ndonëse rregullorja e pandemisë ia ndalon rreptësishtë daljen jashtë banesës./panorama-sport.com/