Tek Vllaznia kane filluar t’i kushtojne me shume vemendje elementit te ri, kuptohet ne krahasim me sezonet e kaluara, por serish ka vend per permiresim. Megjithate drejtuesit kuqeblu duhet te jene te kujdesshem sepse skuadra te tjera kane filluar te hedhin syte nga Shkodra.

Keshtu, sipas faqes futbolli.ne_shqiperi, Tirana duket se ka “piketuar” sulmuesin 18 vjeçar Kevin Dodaj. Ai eshte produkt i Akademise Vllaznia teksa ka bere mire si me ekipin U17 ku eshte shpallur dy vite rresht kampion i Shqiperise, por edhe tashme me ekipin U19 me te cilin luan aktualisht.

Dodaj ka luajtur edhe me ekipin U21 dhe njekohesisht ka luajtur edhe me kombëtaren u19 të Shqipërisë duke dhënë sinjale pozitive. Por stafi teknik i ekipit te pare mesa duket ende nuk eshte bindur për aktivizimin dhe debutimin me ekipin e parë në fushën e blertë.

Sipas futbolli.ne_shqiperi, drejtuesit e Tiranës po e ndjekin mjaft mirë situatën e sulmuesit dhe pritet që në janar të ketë diçka më konkrete nga ana e tyre. Megjithate veshtire se Vllaznia ta lere te lire te largohet kete futbollist./SHKODRA-SPORT.COM/