Kategoria Superiore dhe futbolli në Shqipëri ende nuk e ka një vendim për të nisur ose jo sezonin e ri, kjo si shkak i kërkesave që Liga Profesioniste I ka bërë Qeverisë.

Në mungesë të një vendimi, klubet elitare janë duke parë mundësinë që të aktivizojnë pesë të huaj në formacion, nga katër lojtarë që FSHF lejon deri më tani.

Kjo kërkesë për sezonin e ri nuk është marrë parasysh nga FSHF, që kërkon t’I japë më shumë hapësira të rinjve nga Shqipëria.

Një kërkesë e tillë vjen në kohën kur shumë klube të elitës në Shqipëri e kanë bazuar skuadrën te elementët e huaj, ndërsa lojtarët kosovarë ose maqedonas nuk quhen si të huaj./newsport/