Vendimi për të emëruar Benjamin Nakun në postin e administratorit të KF Vllaznia, ka bërë që ai të japë dorëheqjen nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të këtij klubi.

Lirimi i një vendi në këtë Këshill, ka bërë që në vend të tij të emërohet një person tjetër, i cili edhe ai vjen nga fusha akademike. Bëhet fjalë për Gjulio Zefin, pedagog në Fakultetin e Edukimit Fizik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Madje, Zefi prej pak kohësh mban edhe detyrën e Shefit të Katedrës së këtij Fakulteti. Ai njihet njëkohësisht edhe për një kontribut të madh në vite në sportin e atletikës dhe si rrjedhojë kemi të bëjmë me një figurë të njohur të sportit.

Në këtë mënyrë, është plotësuar sërish Këshilli Mbikëqyrës i klubit të futbollit Vllaznia i cili ka për kryetar Shpëtim Qukun dhe anëtarë Lazer Matija, Ramadan Rragami, Astrit Hafizi dhe Gjulio Zefi./newsport/