Do të luhen mbrëmjen e sotme 8 përballjet interesante të vlefshme për fazën e grupeve të Champions-it, ku në fushë do të zbresin plot 35 trofe: Reali (13), Milani (7), Liverpuli (6), Ajaks (4), Interi (3), Porto (2) që janë edhe ndër ekipet më të trofeshëm të këtij kompeticioni. Në skenë do të ngjitet gjithashtu edhe PSG-ja e Mesit dhe CO, që është një ndër favoritet kryesore për të fituar Champions-in.

Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë në Milano dhe Liverpul, ku do të zhvillohen 2 supersfidat, Inter-Real Madrid dhe Liverpul-Milan. Ndërkohë përballje interesante pritet të jenë dhe ato mes Mançester Sitit dhe Lajpcig, Atletiko Madrid – Porto apo edhe Sporting-Ajaks. Të gjitha këto përballje për t’u shijuar dhe jetuar nën magjinë që ofron Liga e Kampioneve.

PËRBALLJET E DITËS SË SOTME:

SHERIF-SHAHTJOR 18:45

BESHIKTASH-DORTMUND 18:45

BRYZH-PSG 21:00

MAN.SITI-LAJPCIG 21:00

ATL.MADRID-PORTO 21:00

LIVERPUL-MILAN 21:00

SPORTING-AJAKS 21:00

INTER-REAL MADRID 21:00