Egnatia ka fituar në transfertë përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena” përfundoi me fitoren 1-4 të rrogozhinasve.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Jam i kënaqur, por kishte gjëra të mira, por dhe të këqija. Pas rezultatit 3-0 ne lëshuam paksa terren dhe nuk më pëlqeu. Tërheqja e ekipit nuk më pëlqeu dhe lufta lojtar me lojtar.

Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? Fola për këtë, për 15 minutat e fundit dhe nuk u mora fare me 3 golat. Nëse një ekip do që të jetë në krye duhet të ketë më shumë uri për të mbajtur balancat”, u shpreh fillimisht Tetova.

Rikthimi i Malotës dhe Aleksit?

“Ato janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. U bë kohë që janë pjesë e formacionit tonë. Lojtarët që luajtën ndaj Skënderbeut nuk bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura”.