Sulmuesi i ri shqiptar, Armando Broja, bëri debutimin e tij me Chelsean në fitoren kundër Evertonit me rezultatin 4-0.

Trajneri Frank Lampard i dha mundësinë djaloshit të bëjë realitet ëndrrën e tij. 

Numri një i stolit e pëlqen shumë futbollistin shqiptar, pasi ky i fundit ka bërë shumë mirë me akademinë, por dhe me ekipin e parë në ato pak raste që është stërvitur. 

Plani i Chelseas është pak i paqartë, pasi alternativa e parë mund të jetë huazimi i të riut për t’u rritur me ndonjë ekip tjetër, ose mundësia e dytë është ta mbajë në skuadër.

Lampard do të shesë në verë Oliver Giroud dhe Broja mund të jetë zëvendësuesi parë i sulmit duke parë se Michy Batshuayi nuk ka fituar besimin e trajnerit. /telesport/