Vesel Limaj u largua nga Tirana pas 18 muajve në kryeqytet. Mesfushori sëbashku me presidentin Halili ranë dakord për ndërprerjen e kontratës dhe tashmë Limaj do të shohë për një skuadër të re ndërsa Tirana ka gjetur menjëherë zëvëndësuesin me Regi Lushkjan.

Në llogarinë e tij në rrjete sociale, Vesel Limaj, ka dhënë fjalët e tij të lamtumirës me klubin dhe tifozët teksa i falenderon për 18 muajt që ai shpenzoi në ambientin bardheblu.

“Të shpallesh kampion me Tironën është një ëndërr për shumë lojtarë dhe jam shumë i lumtur që pata nderin të vesh fanellën e klubit më të madh në Shqipëri e të festoja titullin kampion me të. Jam munduar që gjatë këtyre 18 muajve të jap më të mirën time për të përfaqësuar me dinjitet fanellën e Tironës.

Dua të falënderoj drejtuesit, stafin teknik dhe gjithë lojtarët për bashkëpunimin, e mbi të gjitha tifozët fantastik që më kanë përkrahur çdo ditë që isha pjesë e Tironës. Largohem si kampion nga një skuadër kampione dhe i dua çdo të mirë familjes. Shumë suksese dhe Forca Tirona.”- shkruan Limaj.