Teuta i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë, pasi është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Shamrok.

Kampionët e Shqipërinë nuk ia kanë dalë që të siguronin një vend në play-off të Ligës së Konferencës, pasi janë mundur me shifrat 0-2 në ndeshjen e luajtur në ”Elbasan Arena”.

Durrsakët kanë krijuar e shpërdoruar raste, por janë ndëshkuar menjëherë nga Gafnei. Sulmuesi i Shamrok shënoi dy gola në këtë sfidë duke përfituar nga gabimet në prapavijën e durrsakëve, të cilët nuk arritën të gjenin as golin e nderit në këtë përballje, pavarësisht rasteve që krijoi me Seferin, Dajën e Kallakun.

Kështu, merr fund rrugëtimi i tyre në Europë në këtë edicion, ku gjithsesi arritën të regjistronin një rekord historik për ta, duke kaluar për herë të parë në turin e tretë të një aktiviteti ndërkombëtar.