Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELargimi i Dungës, reagon Djarmati: I ka skaduar pashaporta, ja çfarë do...

Largimi i Dungës, reagon Djarmati: I ka skaduar pashaporta, ja çfarë do të ndodhë me të

Lajmi i largimit të Ismael Dungës shqetësoi jo pak tifozët shkodranët. Gjithçka kishte të bënte me faktin se lojtarit nga Kenya i përfundonte leja e qëndrimit në Shqipëri.

Menjëherë ka reaguar drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati, i cili pohon se diçka e tillë është e vërtetë, por sulmuesi do rikthehet përsëri.

“Dunges i ka skaduar pashaporta. Menduam çdo formë, por nuk mund ta shmangnim paraqitjen për të dhënë të dhënat biometrike, që duhet të paraqitet personalisht.Kemi bërë përpjekjet maksimale.

Vizen e ka gati në Egjipt dhe për një periudhë afro 2-javore do rikthehet përsëri. Sot është nisur nga Shkodra, biles ka mbërritur në Itali” – tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments