Pavaresisht humbjes me Dinamon, ne kampin shkodran ka optizem per sukses ne ndeshjet e ardhshme ku fokusi kryesor siç dihet eshte perqendruar tek sfida finale e kampionatit te kategorise se pare, ajo me Bylisin ku padyshim qe objektivi do te jete fitorja.

Duke folur ne lidhje me humbjen ndaj bluve, kapiteni Gilman Lika ne nje prononcim per “sportekspres.com” eshte shprehur: “Nuk duhet të humbisnim me Dinamon, besoj se ka qenë një ndeshje jo në impenjimin e zakonshëm.

Trajneri Canaj ka të drejtë kur thotë se kampionati për ne nuk ka mbaruar, dhe që të jemi plotësisht të gatshëm deri në ndeshjen finale me Bylisin. Duhet të angazhohemi maksimalisht në këto ndeshje të mbetura. Jemi Vllaznia dhe deri në fund duhet të luajmë me këtë motiv.”

Por nderkohe tashme kjo ndeshje eshte lene pas dhe kuqeblute kane nisur pergatitjet per takimin e rradhes, ate qe do te zhvillojne diten e shtune ne Lezhe ndaj Beselidhjes. Ne lidhje me te, Lika shprehet:

“Transferta në Lezhë është e vështirë, por ne shkojmë aty vetëm për fitore. Nuk mund të lëshojmë në lojën tonë nga fakti se e kemi siguruar vendin e parë në grup. Me Besëlidhjen mendoj se do të jetë një test i mirë edhe për ndeshjen finale me Bylisin, ndaj përqendrimi ynë duhet të jetë maksimal për fitoren”.