Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Igli Tare, i cili pas karrierës u emërua drejtor sportiv i Lazio, ku edhe pavarësisht skepticizmit në fillimet e karrierës, po korr sukses, aq sa presidenti i klubit të njohur të Seria A, Klaudio Lolito, e ka pranuar një fakt të tillë.

“Thoshin që kishte ardhur me gomone dhe e tallnin për këtë. Kam bërë një zgjedhje shumë të zgjuar. Ishte koha që do t’i rinovonim kontratën, erdhi në takim bashkë me prokuratorin dhe i thashë: “Shiko, nuk do ta rinovoj kontratën”. Ai më tha: “Si? Ju më keni dhënë fjalën, nuk është korrekte, nuk është serioze.

Ia thashë se kisha në plan ta bëja drejtor sportiv. “Po si, nuk kam as licencë”, – u përgjigj Tare. “Mos u shqetëso, – vazhdova – atë do ta marrësh. Mendohu për 30 minuta! Erdhi pas gjysmë ore dhe më tha “po”. Telefonata e parë që mora pas këtij vendimi ishte ajo me Delio Rosi, i cili më pyeti nëse e kisha zgjedhur drejtorin sportiv.

I thashë “po” dhe ai më pyeti: “Rrezik ke zgjedhur Taren”. “Po, – iu përgjigja. “Ti e bën këtë, sepse e di që ai është kundër meje”, – vazhdoi Rosi. Aty shpërtheva: “Si guxon të më flasësh kështu? Ti je një nëpunës, bëj punën tënde dhe pas dy muajsh do të më falënderosh”, rrëfeu Lolito.

Suksesi i Igli Tares u shënua që në sezonin e parë. Pas fitores 2-0 në Siena, Lazio humbi 2-0. Delio Rosi i tha Tares: “I thuaj presidentit të më shkarkojë, nuk e kam më skuadrën nën kontroll”. Tare më tregoi gjithçka dhe në fund më tha: “President, unë do ta kisha mbrojtur”. Iu përgjigja: “Po, ke të drejtë, ta mbrojmë!” Atë vit fituam Kupën e Italisë”, – ka rrëfyer presidenti i Lacios, Lotito, i cili prej vendimeve që ka marrë Igli Tare, prej disa sezonesh po shijon frytet e suksesit me ekipin.