HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARELargohen edhe dy të huaj të tjerë nga Vllaznia. Rezultojnë të panevojshëm

Largohen edhe dy të huaj të tjerë nga Vllaznia. Rezultojnë të panevojshëm

Pas brazilianit Jefferson Santana, edhe dy futbollistë të tjerë të huaj nuk e kalojnë provën tek Vllaznia. Për rrjedhojë ata janë larguar nga stërvitja e ekipit dhe njëkohësisht edhe nga Shkodra.

Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit, malazezi Jovan Jablan dhe shqiptari Ilia Kasapi.

Trajnerit Lika i kanë mjaftuar vetëm pak ditë vëzhgim për të dalë në konkluzionin se këta futbollistë nuk plotësonin pritshmëritë e tij për repartin e prapavijës dhe për këtë arsye, i ka larguar nga stërvitja.

Kuqeblutë e kanë mëse të nevojshme ndërhyrjen në mërkato për pozicionin e qendërmbrojtësit pas dëmtimit edhe të Pjeshkës por të tre futbollistët e ardhur në provë nuk kanë bindur.

Santana, Jablan dhe Kasapi nuk arritën të fitonin një vend tek Vllaznia e sezonit të ri.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments