Këtë fundjavë u mbyll faza e parë e Abissnet Superiore, teksa në emisionin Analizë Superiore në Supersport u fol edhe për një statistikë interesante e cila lidhej me lojtarët që godasin më shumë portën kundërshtare gjatë 90-minutave, por edhe për ato që kanë më shumë saktësi në përqindje.
Futbollisti që ka tentuar më shumë herë kuadratin e kundërshtarëve përgjatë këtyre nëntë ndeshjeve të para të kampionatit, rezulton të jetë Taulant Seferi.
Sulmuesi i Tiranës ka provuar në diçka më shumë se tre herë, saktësisht 3.13 goditje ka qenë mesatarja e tij në këtë fazë të parë. Pas lojtarit nga Kumanova në këtë renditje vjen Agim Ibraimi i Dinamos dhe plotëson podiumin, Liridon Latifi i Vllaznisë.
Latifi ka nje mesatare prej 2.84 goditjes ne porte per nje ndeshje gjate gjithe fazes se pare, nderkohe qe ne vend te katert ne kete renditje eshte nje tjeter futbollist i Vllaznise. Pikerisht Ante Aralica me 2.58 gjuajtjesh ne porte mesarisht per çdo ndeshje te fazes se pare.