Ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes te fituar nga Vllaznia me rezultatin 4-2 ka qene protagonisti kryesor per ekipin shkodran teksa ka shenuar dy prej golave te fitores, ka goditur nje here shtyllen dhe ka dhene pasime pa fund per shoket e ekipit.

E kemi fjalen per Liridon Latifin qe me plot gojen mund ta konsiderojme te kthyer ne formen e tij me te mire sportive teksa tashme e krahasojme edhe me Latifin e Skenderbeut.

Sa i takon golave, kjo pritet te ndodhe shume shpejt. Me dy golat e sotem, futbollisti i Vllaznise eshte ngjitur ne kuoten e 8 golave te shenuar ne 19 ndeshje ku ai eshte aktivizuar, nderkohe qe ka dhene edhe 5 asiste.

Por nderkohe, shume prej sportdashesve shqiptare kane ende ne mend Latifin e Skenderbeut. E nese i referohemi statistikave, sezoni i tij me i mire ka qene ai 2016-2017, i fundit me fanellen korçare para se te transferohej ne Hungari.

Ne 34 ndeshjet e kampionatit te atij sezoni, futbollisti nga Prishtina pat shenuar 11 gola dhe dhene 10 asiste. Qe do te thote se per te barazuar kete “rekord” te tij personal, i duhet te shenoje edhe 3 gola e kur kane mbetur edhe 16 jave kampionat, me formen qe po gezon Latifi, do ta “munde” medoemos Latifin e Skenderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/