Sulmuesi anesor i Vllaznise Liridon Latifi ka vijuar edhe sot stervitjen normalisht me skuadren duke zbatuar programin e caktuar nga stafi teknik. Ai ka qene gjate gjithe ketyre diteve i pranishem ne seancat stervitore, ndonese eshte i pezulluar nga ana e klubit.

Megjithate per momentin ende nuk eshte e qarte nese futbollisti nga Prishtina do te jete me skuadren ne ndeshjen e se dieles ne Laç apo jo. Nje gje e tille do te mesohet diten e neserme kur skuadra te grumbullohet.

Vendimi i tij per te refuzuar aktivizimin ne pjesen e dyte te ndeshjes ne Durres ndaj Teutes, eshte shoqeruar me reagimin e forte te drejtuesve te klubit te cilet kane vendosur ta gjobisin me nje rroge mujore dhe pezullim nga ndeshjet.

Fillimisht u mendua se pezullimi do te ishte vetem per ndeshje e kampionatit ndaj Partizanit, por me pas ky pezullim vazhdoi edhe ne ndeshje e kupes po ndaj kesaj skuadre ku serish nuk ishte me skuadren.

Tashme mbetet per t’u pare nese Latifi do te jete ne Laç apo jo. Ai eshte nje nga elementet me te rendesishem tek i cili presin te gjithe, por qe kete sezon, kryesisht per shkak te demtimeve, ka kontribuar shume pak per skuadren. Edhe tani qe eshte ne formen e duhur, doli ne skene ky problemi tjeter dhe si rrjedhoje Vllaznia vazhdon te mos e “shijoje” talentin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/