Kampionatet e moshave në Zonën e Shkodrës po vijojnë normalisht teksa kanë nisur edhe fazët e dyta të tyre. Megjithatë përpos rritjes së numrit të fëmijëve që merren me këtë sport, vërehen edhe problematika jo normale.

Ka qenë trajneri dhe drejtuesi i “Atletik Klub Shkodra” Elis Legata, ai i cili në një prononcim ekskluziv për gazetën “Shkodra Sport” do të ngrinte një problem shumë shqetësues kur shprehet:

“Ajo qe po verejme eshte se trajnere jonormale po abuzojne duke aktivizuar ne ndeshje lojtare me te medhenj dhe këtu nuk bëhet fjalë për prishje të garës sepse kjo është e keqja më e vogël, por krijon probleme shëndetësore për futbollistët.

Në këto rrethana, “Atletik Klub Shkodra” ka vendosur që të mos zhvillojë asnjë ndeshje me ekipe që aktivizojnë futbollistë më të mëdhenj nga mosha e lejuar. Nuk do të lejojmë asnjë trajner të luajë me të drejtën e fëmijëve të Akademisë tonë dhe të fëmijëve të Shkodrës.

Unë madje do i bëja thirrje edhe prindërve, njerëzve të së drejtës ta ngrenë zërin dhe ta ndalojmë këtë abuzim që bëhet me fëmijët tuaj”./SHKODRA-SPORT.COM/