Shumëkush e mendon si trajnerin e ardhshëm të Barcelonës. Por Çavi Hernandez, ish-mesfushori i një prej brezave më të suksesshëm të klubit katalanas, mendon se emri i duhur për Barcelonën në një të ardhme të afërt është Joakim Lëv.
Trajneri ka deklaruar se do të largohet nga Gjermania pas Europianit, e për Çavin është momenti i duhur që të marrë drejtimin e katalanasve për shkak të lojës me të cilën ka kthyer Gjermaninë në një susperfuqi botërore.
“Mënyra e tij e lojës ka ndihmuar përfaqësuesen gjermane të zhvillojë një kuptim tjetër të futbollit që më kujton shumë atë që kam përjetuar te Spanja dhe Barcelona. Ai do të përshtatej në mënyrë perfekte me Barcelonën për shkak të mënyrës se si lexon ndeshjet, si dhe për personalitetin”, ishin fjalët e Çavit.
Ky i fundit vazhdon të jetë në stolin e Al Sad dhe ndonëse gjatë zgjedhjeve te Barcelona u fol shpesh se kandidatët do të afronin atë për stolin e klubit, Çavi vendosi të mos kthehej në Euroipë për momentin. /vipsport/