Kampionati Europian do vetëm pak ditë që të startojë, ndërsa ndeshja hapëse do të jetë më 14 qershor midis Gjermanisë organizatore dhe Skocisë.

Megjithatë, pjesë e kompeticionit janë edhe shumë kombëtare që e shikojnë veten pretendentë për fitimin e trofeut. Ndër ta është edhe Franca, nën-kampione e Botës dhe në letër, ekipi më “i frikshëm” i këtij Europiani. Ish-legjenda franceze, David Trezeget i shikon “Gjelat” si favorit ndërsa ka disa komente edhe për Italinë, që ndryshe nga të tjetër mendon se mund të jetë një nga 4 vendet e para:

“ Franca është favorit, nuk fshihet. Ka lojtarë të mirë dhe shumë luajnë me klubet më të mira të Europës. Gjithashtu besoj shumë në akademinë franceze, e cila mbetet një burim futbolli ndërkombëtar.

Italia sipas historisë dhe traditës do përpiqet që të fitojë, është në fillimin e një cikli të ri dhe besoj se mund të kap katërshen e parë.”

Italianët kanë kujtime të hidhura me Trezeget, pasi ai ishte autori i golit të fitores së francezëve, kur këta të fundit u përballën në finalen e Kampionatit Europian 2000 kundër Italisë. 6 vite më pas, këtë herë për Botërorin e vitit 2006, dy kombëtaret u takuan përsëri në finale, kur këtë herë Trezeget humbi penalltinë e vetme që i dha kupën e katërt në histori ekipit italian.