HomeKRYESORELegjenda Lato nuk kursen Lewandowskin & Co: Ju e dini se ndaj...

Legjenda Lato nuk kursen Lewandowskin & Co: Ju e dini se ndaj Shqipërisë nuk do ta keni të lehtë

Polonia u mposht nga Çekia mbrëmjen e djeshme duke surprizuar jo pak tifozët. Skuadra polake konsiderohej si favorite kryesorë për t’u renditur e para në grupin E ku bën pjesë edhe kombëtarja shqipare.

Pikërisht djemtë e Sylvinhos do të sfidojë në transfertë Poloninë e Fernandos Santos, e cila vjen pas kësaj disfate.

Legjenda polake, Grzegorz Lato që është edhe njëherësh golashënuesi më i mirë në Botërorin 1974 nuk kurseu Lewandowksin&Co. 72-vjeçari u vuri në dukej se ndaj kuqezinjve nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi kjo kombëtare ka cilësi.

“Ndeshja e të hënës kundër Shqipërisë? Nuk do të jetë e lehtë me ta dhe këtë e dimë tashmë sot. Ata kanë cilësi. Çekët na treguan rrugën se duhet të luftosh në mënyrë agresive. Ishte kënaqësi t’i shikoje. Të gjithë e dinin se cili ishte ndryshimi”, ka theksuar lato.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments