Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJLegjenda ruse parashikon fundin e vendit organizator të Botërorit: Më keq nuk...

Legjenda ruse parashikon fundin e vendit organizator të Botërorit: Më keq nuk kam parë në jetën time

Kur mbetet edhe një ditë nga fillimi i Botërorit, vështrimi i të gjithë sportdashësve do të hidhet drejt Rusisë. Megjithatë nëse flasim për vetë Kombëtaren e cila është edhe organizatorja e këtij turneut, shenjat që ajo po tregon nuk janë aspak pozitive.

Këtë herë është legjenda ruse e futbollit, Andrei Kanchelskis, që më parë ka luajtur për shumë ekipe të njohura europiane, për të parashikuar fundin e parakohshëm të Rusisë.

“Futbolli është i organizuar më mirë në këto vitet e fundit. Ne kemi një sistem tradicional dhe Kombëtarja jonë ka kohë që nuk është në nivelin e duhur.

Aktualisht kemi shumë probleme. Jam i shqetësuar pasi shoh grupin më të dobët në jetën time që ka pasur ndonjëherë Rusia.

Të gjithë e dinë këtë, pasi brenda skuadrës ka shumë probleme. Aty ka shumë elemente të mirë por që nuk luajnë në nivelin e duhur në Kombëtare, për shkak të problemeve me trajnerin”, ka thënë Kanchelskis. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments