Daniel Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares U21 të Shqipërisë, është i detyruar që të kërkojë një tjetër sistemim. Futbollisti 19-vjeçar, kushëriri i mbrojtësit të Kombëtares A, Elseid Hysaj, është shkëputur nga klubi i Tarantos.

Djaloshi me origjine nga Shkodra kishte kaluar nga të rinjtë e Napolit te klubi i Serisë C, por nuk kishte gjetur hapësirat e aktivizimit që dëshironte.

Sot, klubi bëri zyrtar prishjen e marrëveshjes me futbollistin duke e lënë të lirë, ashtu si edhe futbollistin tjetër shqiptar, mesfushorin Esmeraldo Kondaj.

Për Hysajn tashmë nis kërkimi për një skuadër tjetër, në mënyrë që të aktivizohet rregullisht dhe të mbetet pjesë e gripit kuqezi të U21, ku është grumbulluar rregullisht në periudhën e fundit.