Aktualisht eshte trajneri i Struges ne Maqedonine e Veriut, por kuptohet qe “njerin” sy e ka edhe nga kampionati shqiptar, per te cilin eshte nje nga njohesit me te mire te tij. E kemi fjalen per trajnerin Shpetim Duro.

Ai ka dhene se fundi nje prononcim per mediat e shkruara ku ka folur per rivalitetin, per ndeshjen e kesaj fundjave Partizani- Egnatia, por edhe per skuadrat qe ai i konsideron pretedente per titull.

“Them se këto të katërta që janë aktualisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana do të shkojnë në “Final Four”. Mund t’i ngacmojnë ndoshta Laçi dhe Skënderbeu. Pavarësisht gjendjes jo të mirë të Tiranës, këto janë pretendentët kryesorë”- eshte shprehur Duro sa i takon skuadrave pretendente.

Nderkohe i pyetur ne lidhje me sfiden e dy ekipeve kryesuese te kesaj jave, Partizanit dhe Egnatias, te cilat i ka drejtuar gjate karrieres se tij, ai eshte shprehur:

“Mendoj se do të jetë një ndeshje në formën e testit më së shumti, sepse nuk ka vlerë për pikët. Pres të jetë një parapërgatitje për ndeshjet e muajit maj, shumë të rëndësishme. Deri në momentin që isha pjesë e Egnatias, kemi fituar atë ndeshje ndaj Partizanit me shifrat 3-0. Më pas kanë regjistruar vetëm barazime ose humbje. Mbetet të shihet, por pres të jetë një sfidë në formën e parapërgatitjes për finalet”.