Kylian Mbappe te Real Madrid? Ndoshta francezi mund të ndjekë një rrugëtim shumë më të ndryshëm nga çfarë është përfolur deri tani.

Manchester United është gati të bëjë goditjen më të madhe të historisë së futbollit. Drejtuesit e merkaros po punojnë prej kohësh dhe në hije të plotë për të kompletuar pas pak muajsh transferimin e lojtarit të ri më të lakmuar të planetit.

23-vjeçari që ka edhe dy vite në kontratën me PSG nuk ndihet komod në Francë dhe kërkon një ekip tjetër për të rinovuar ambicjet.

Nuk dihet ende nëse Mbappe është dhurata e pronarëve të rinj të mundshëm nga Katari apo presidentëve aktualë të familjes Glazers por ky është një lajm që po trondit tregun e merkaros europiane.