Java e 17-të e Abissnet Superiores do të nisë me sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Loro Boriçi”, e cila do të luhet nesër në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Grupimi i tifozëve është gati për sfidën e rradhës, teksa në ndeshjen e nesërme, tifozët shkodranë kanë përgatitur edhe një banderolë për ish-futbollistin e shquar, Ramazan Rragami, që u nda nga jeta pak ditë më parë.
Lojtarët, tifozët në stadium dhe ata që do e ndjekin ndeshjen nga TV, do të kenë mundësinë të shikojnë banderolën në fillim, por edhe gjatë ndeshjes, pasi do të qëndrojë aty deri në fund.
Me mbishkrimin “Legjendat nuk vdesin kurrë. Faleminderit Zan!”,-është kjo banderola që i është dedikuar një prej futbollistëve më të shquar ndër vite, Ramazan Rragamit, që u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Maringlen Zhivani