Roma fiton me përmbysje 3-1 ndaj Lecces në 1/8 e Kupës së Italisë, ndërsa në fushë kishte edhe një derbi shqiptarës, Kumbulla përballë Dermakut.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pësoi gol në minutën e 14-të pasi Calabresi shënoi për miqtë, por pjesa e parë e sfidës do të mbyllej në barazim 1-1 falë golit të Kumbullës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u bë sërish deçiziv për Romën duke hapur rrugën e përmbyjes.

Në fraksionin e dytë, Roma shënoi golin e avantazhit me Abraham, ndërsa Lecce ngeli me 10 lojtarë pasi Gargiulo mori karton të kuq.

Vendasit përfituan nga epërsia numerike dhe shënuan edhe golin e 3 me Shomurodov që vulosi përfundimisht kualifikimin e Romës në Kupën e Italisë. Në fazën çerekfinale, Roma do të përballet me Interin që dje fitoi në shtesë 3-2 nda Empolit./newsport/