Sulmuesi shkodran, Angjelo Radovani, është largimi i radhës nga Besëlidhja. “Shkodra Sport” mëson se drejtuesit lezhjanë kanë qenë ata që kanë kërkuar prishjen e kontratës me lojtarin, i cili duket se sipas tyre nuk ka bindur me paraqitjen në pjesën e parë të sezonit.

Largimi i tij është bërë para pak ditësh, ndërsa pritet të zbulohet edhe e ardhmja e sulmuesit që ka dalë nga Akademia e Vllaznisë.

Ai luajti 10 ndeshje me fanellën e Besëlidhjes këtë kampionat, duke shënuar edhe një gol në sfidën ndaj Vorës.

Kujtojmë që lojtari ka qenë i huazuar nga Vllaznia dhe pas ndëprerjes së kontratës me lezhjanët dhe ende nuk dihet nëse ai do të rikthehet sërish te Vllaznia, apo do të tentojë t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.
Maringlen ZHIVANI