Ndryshime rrenjesore tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve. Pas ardhjes se lojtarit- qender Avi Christopher Toomer, pritet te vije te henen edhe nje trajner nga Kosova qe do ta drejtoje kete ekip ne vazhdim.

Por ardhjet e lojtareve nuk do te ndalen ketu. Neser paradite do te mberrije ne Shkoder edhe nje tjeter basketbollist amerikan qe do ta forcoje edhe me shume skuadren.

Behet fjale per Rahsaan Willi Williams. Nje basketbollist i cili do te bashkohet menjehere ne stervitje me skuadren dhe pritet te jete nje perforcim shume i rendesishem per Vllaznine.

Skuadra shkodrane tashme do te synoje pikesepari te dale ne finalen e Kupes se Shqiperise duke mundur pasditen e se shtunes ekipin e Kamzes ne “Qazim Dervishi” dhe me pas, do te dalin edhe synimet e metejshme te saj./SHKODRA-SPORT.COM/