Chinedu Ede ka befasuar me deklaratën e tij pasi është shprehur se në ndeshjet e Bundesligës nën efektin e drogës. Tani në moshën 33-vjeçare, ish shoku skuadrës së Manuel Neuer, Mesut Ozil dhe Mats Hummels ka treguar se zbriste në fushë nën efektin e drogës.

Ai është tani kundër futbollit, madje e thotë me zë të lartë se industria e tij bën që të shuhet personaliteti i njerëzve. Për T-Online, Ede ka deklaruar:

“Unë e nisa sepse ishte argëtuese. Në atë industri, dhe me të vërtetë është industri, ata duan robotë të përshtatshëm, të cilët vazhdojnë ta tregojnë m*tin e njëjtë vazhdimisht. Gjithçka lidhur me këtë, me të gjitha zyrtarët, ishte e pështirë për mua.

99 përqind e lojtarëve që flisnin hapur dhe ishin të sinqertë u zëvendësuan shumë shpejt. Nuk kishte të bënte asgjë me sportin origjinal më. Kushdo që ishte pak më ndryshe futej brenda një kutie derisa të bëhej i përshtatshëm me botën.

Natyrisht, paguheshe shumë për këtë, por në fund të fundit asnjë shumë e parave në botë nuk e justifikon të mos qenët vetvetja. Nganjëherë ti e humb realiteten dhe dëshiron t’i përmirësosh gjërat, kështu që ishte si ilaç.

Pastaj luan dhe je ende i ndikuar pak nga droga. Por, në anën tjetër, ata gjithmonë na jepnin barna për dhimbje. Kur ishim të dëmtuar, ne inkurajoheshim të stërviteshim sërish më herët sesa që ishte e shëndetshme për trupin tonë”./newsport/