“Të gjitha kampionatet duhet të përfundojnë”, ky është ultimatumi i UEFA-s i dhënë ditën e sotme pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Çdo Federatë ka për detyrë të organizojë kampionatet kombëtare dhe të kujdeset për përfundimin e tyre.

Ato janë të lira të përdorin opsione të ndryshe, ndeshje “Play-Off” ose mini-turne. Me rëndësi dhe që është thekuar në mbledhjen e sotme ka qenë mbyllja e sezonet.

Një kusht i rëndësishëm, është që çdo edicion futbollistik në 55 Federatat Anëtare duhet të përfundojë brenda 3 gushtit. Ndërkohë UEFA i ka kërkuar përfaqësuesve të Federatave që në deri 27 maj të kenë përpiluar planin se si do të organizohet futbolli.

Gjithashu është përjashtuar opsioni ku thuhej që në Kupat e Europës skuadrat do të luajnë sipas koefiçientëve të tyre dhe jo sipas renditjes së tyre./newsport/