Moderatorja e njohur Lei Kraja e cila per momentin eshte shnderruar ne imazhin femeror te “Supersport”, ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte nje tifoze e zjarrte e Vllaznise.

Kete gje ajo nuk ka ngurruar ta beje publike ne çdo moment dhe padyshim qe kjo e ben ate edhe me te veçante perpos hireve te bukurise se saj.

Por tifozllekun per Vllaznine ajo nuk e ka thjesht ngaqe eshte me origjine nga Shkodra, por edhe sepse babai i saj ka luajtur ne rinine e tij futboll me kete skuader.

Karriera e tij ne fakt ka zgjatur pak ne Shkoder dhe pak ne Lezhe me Beselidhjen sepse me pas ka vendosur t’i jape fund asaj, por megjithate dashuria e tij per futbollin dhe Vllaznine ka mbetur gjithnje ne zemren e tij dhe kete gje ia ka transmetuar edhe te bijes, Leilas.

Kjo e fundit ka vendosur te braktise Ameriken dhe prej disa vitesh jeton ne Shqiperi. Ajo drejton emisionin “Sport Time” ne “Supersport”, ekran ne te cilin ajo ne çdo moment e thote hapur se eshte tifoze e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/