Jose Mourinho është pranë shkarkimit nga Tottenham. Eleminimi nga Dinamoa Zagreb në Europa League ka bërë që tekniku portugez të jetë në qendër të kritikave.

Mediat angleze bëjnë me dijse se Tottenham do të shkarkojë Mourinhon e madje kanë gjetur edhe trajnerin e ardhshëm. Presidenti Daniel Levy ka vendosur t’i besojë stolin, Julian Nagelsmann, trajnerit aktual të Leipzig.

Në ditët në vazhdim pritet të zbulohet se cili do të jetë vendimi përfundimtar I drejtuesve të Tottenham për Mourinhon që këtë sezon ka zhgënjyer totalisht pasi skuadra e tij renditet në vendin e 8-të dhe jashtë Europa League.

Ne kete menyre per Mourinhon eshte shume prane nje tjeter deshtim dhe kjo duket se po con ne perfundimin e epokes se tij te suksesshme.