Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj “e ben sefte” ne kampionatin maqedonas duke shenuar golin e pare me ekipin e Shkendijes se Tetoves. Pasditen e sotme ai ka shenuar golin e peste duke kontribuar ne fitoren e thelle 6-1 te ketij ekipi ne transferten e veshtire te Shkupit ndaj ekipit te Vardarit.

Hebaj ka hyre ne fushe ne minuten e 63-te dhe ne kontaktin e tij te pare me topin ka shenuar nje super-gol. Kuptohet qe ky gol i pare do ta ndihmoje sulmuesin shkodran te jete me i vlefshem per skuadren ne ndeshjet e ardhshme.

22 vjeçari kalon ne fundin e merkatos se janarit nga Teuta tek Shkendija e Tetoves, skuadres qe drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka. Ne ndeshjet e meparshme ai ishte aktivizuar ne kater prej tyre, por gjithmone ne pak minuta, ne total vetem 60 ne kater ndeshje.

Por duhej te vinte ndeshja e sotme ndaj Vardarit qe Hebaj te shenonte golin e pare ne kampionatin maqedonas. Shkendija e Tetoves kryeson me merite kampionatin dhe po shkon e sigurte drejt titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/