HomeKRYESORELeo Messi rekordmen edhe jashtë fushe, 'pleshti' thyen një rekord në Instagram

Leo Messi rekordmen edhe jashtë fushe, ‘pleshti’ thyen një rekord në Instagram

Lionel Messi nuk është kampion bote vetëm në fushën e blertë, ai është i tillë edhe në rrjetet sociale. Kapiteni i Argjentinës theu një rekord në Instagram ndaj fotos më të pëlqyer , asaj të “vezës më të famshme”.

Postimi i 35-vjeçarit me Kupën e Botës në dorë, arriti një shifër rekord duke shkuar deri në 57 milionë pëlqime për më pak se 48 orë.

Rekordin e fotos më të pëlqyer në botë e mbante më parë fotoja e një veze e publikuar para gati 4 vitesh, e cila zotëron 56 milionë pëlqime.

Triumfi në Kupën e Botës i solli Leo Messit një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij futbollistike. Megjithatë jo vetëm në karrierën e tij, por edhe në botën virtuale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments