Opinion nga Julian DEDA

Te dashur bashkekombas! Te dashur shqiptare, qe sot ndjeheni te denuar padrejtesisht nga nje plehre raciste si UEFA, mos e çani koken. Ju pergezoj nga zemra per reagimet dhe ndjeshmerine e larte kombetare qe keni treguar. Situata te tilla e perligjin kalimin nga patriote ne nacionaliste.

Mos harroni per asnje moment se ky nuk eshte diskriminimi u pare qe na behet. Ne jemi perbaltur, sulmuar dhe keqgjykuar prej shekujsh. Mbas shume vitesh pushtim dhe shakterrim ne shpallem pavaresine ne vitin 1912, por ne 1913 na coptuan me te padrejte. Kaluam dy luftra boterore dhe perseri u shkaterruam,por asnjeri nuk na e perkedheli koken. Sikur te mos mjaftonte kjo, goditemi edhe per 45 vite te tjera nga nje sistem i tmerrshem komunist totalitar dhe perseri askush nuk na e shtriu doren. E keshtu me rradhe deri ditet e sotme ku ne verejme se me sa perçmim na shohin.
E bera per te treguar se nuk eshte as e para dhe s’ma do mendja te jete e fundit here qe na trajtojne si te vegjel. Tashme kemi fituar imunitet ndaj padrejtesive.
Por ne nuk rrezohemi aq kollaj sepse jemi shqiptar, dhe te jesh i tille eshte fat dhe privilegj. Te jesh shqiptar do te thote te jesh i fort, te jesh unik ne kete bote. Ne mund te tronditemi, por kurre nuk mund te rrezohemi.
Keshtu pra shqiptare, edhe vendimi i fundit sportivo-politik nuk duhet te na rrezoje moralin, perkundrazi duhet te na beje me te forte dhe besimplote.
ZOTI na ka bekuar duke na dhene nje karakter te forte, nje vend fantastik, nje flamur qe eshte me i bukuri ne bote dhe nje familje te shenjte. Sepse ne jemi shqiponjat e botes, sepse ne BESOJME..!