Gjermania pësoi disfatë ndaj Francës në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian duke humbur kështu mjaft terren në garën në Grupin F ku Franca dhe Portugalia kryesojnë me nga 3 pikë.
Pas ndeshjes, tekniku Lëv u shpreh mjaft optimist duke shfajësuar lojtarin e tij Mat Humels për autogolin e shkaktuar.
‘’Ka ende dy ndeshje në të cilat ne mund të rregullojmë gjithçka dhe të gjejmë kualifikimin. Ishte një ndeshje intensive, ne u përpoqëm të luftonim deri në fund, por në fund një autogol vendosi ndeshjen.
Nuk mund ta fajësojmë Humelsin, ishte thjesht fat i keq. Nuk ishte e lehtë ta largoje atë top’’, u shpreh Lëv.