Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes, pasi dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të luajë në një ekip që garon në Champions League.

Real Madrid lakohet herë pas here, ndërkohë që së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale ku shfaqet presidenti Florentino Perez.

I pyetur, pse nuk firmosin me Ronaldon, kreu i klubit madrilen tregohet i sinqertë në përgjigjen e tij: “Sërish? Ai është 38 vjeç tani”.