Mesfushori i Realit, Toni Kros ka arritur të fitojë mbrëmjen e djeshme për herë të pestë Superkupën e Europës.

Gjermani ka barazuar kështu ish-kapitenin e Milanit ,Paolo Maldini duke u bërë të vetmit futbollistë në histori që e kanë fituar 5 herë këtë trofe.

Kros e nisi rrugëtimin me Bajernin, skuadër ku e fitoi Superkupën e Europës për herë të parë për të përsëritur më pas suksesin me “Los Blancos” ku fitoi dhe katër të tjera.