Tjeter sfide pergatitore per kuqeblute. Vllaznia ka zyrtarizuar pasditen e sotme edhe miqësoren e dytë dhe të fundit që do të zhvillojë gjatë fazës përgatitore në juglindje të vendit.
Pas të djeshmes me Dinamon e cila u luajt në Pogradec dhe u mbyll në barazim 1-1, kuqeblutë do të luajnë edhe të dielën me një tjetër skuadër të kategorisë së parë, këtë herë me Skënderbeun.
Klubi kuqeblu pak minuta me pare ka bërë të ditur se miqësorja do të luhet ditën e dielë në orën 19.00 në stadiumin “Skënderbeu” dhe ajo pritet me interes nga të dy ekipet.
Edhe në miqësoren ndaj korçarëve trajneri Josa pritet t’i japë hapësirën e duhur të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion, për të parë edhe njëherë gjendjen e tyre dhe për të krijuar idenë përfundimtarë për sfidat e mëtejshme
Pas ndeshjes me Skënderbeun, pikërisht paraditen e së hënës, ekipi i Vllaznisë do të marrë rrugën drejt Shkodrës për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e parë të kampionatit, atë me Erzenin që do të zhvillohet fundjavën tjetër në Durrës./SHKODRA-SPORT.COM/