Dita e sotme ka qene e fundit per merkaton e Vllaznise se femrave sepse ka qene afati perfundimtar i dorezimit te listes se federimit ne UEFA, per pjesmarrjen e saj ne “UEFA Women Champions League”. Dhe kjo dite e fundit eshte shoqeruar me nje tjeter goditje ne merkato.

Klubi shkodran ka marre edhe nje tjeter futbolliste amerikane, pikerisht sulmuesen Kelly Giddes. Presidenti Matija ka rene dakord me te dhe ajo ka firmosur kontraten nderkohe qe do te bashkohet me ekipin ne stervitje javen e ardhshme.

Sipas informacioneve te marra nga “Shkodra Sport”, kemi te bejme me nje lojtare shtatelarte e cila ka qene ne aktivitet me skuadren e meparshme deri ne fund te korrikut, çka do te thote se ajo eshte ne formen e duhur sportive per te ndihmuar Vllaznine ne ndeshjet europiane.

Me ardhjen e Giddes, kompletohet edhe reparti i sulmit te Vllaznise qe ne fakt kishte nevoje per nje lojtare shtatelarte. Bashke me te ka shkuar ne pese numri i lojtareve amerikane qe i jane bashkuar skuadres shkodrane kete vere.

Ajo ka krijuar tashme nje pervoje shume te mire me lojtaret nga ky kontinent dhe e ka fokusuar merkaton pikerisht atje. Objektivi i Vllaznise kuptohet qe eshte fillimisht kualifikimi per ne 32 skuadrat me te mira te Europes dhe per ta arritur kete gje, i duhet te fitoje vetem nje ndeshje.

Ate qe do te luaje ne Mal te Zi te dielen e ardhshme me fituesen e çiftit Breznica (Mali i Zi)- Spartak Myjava (Sllovaki). Me invesimet e bera dhe merkaton e zhvilluar, besimi eshte i madh se Vllaznia do ta perserise kete sukses per here te trete ne kater vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/