Nga Britania e Madhe vjen lajmi surprizë i merkatos (e përditshmja The Sun). Sulmuesi Mario Balotelli do të luajë me Juventusin sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019. Bardhezinjtë janë gati të formulojnë një ofertë te skuadra e Nisës për të marrë sulmuesin italian, ndërkohë që ky transferim do të kryhet edhe me miratimin e menaxherit Mino Raiola. Paraqitjet e mira të Balotellit në League 1 duket se kanë bindur bardhezinjtë të rikthejnë në Serinë A ish-sulmuesin e kombëtarez “azzurre”, duke i dhënë mundësi të riveshë fanellën e kombëtares.

Mediat britanike konfirmojnë gjithashtu se ndërmjetësi i vërtetë i këtij transferimi është portieri Gigi Buffon, që sponsorizon rikthimin e Balotellit në Serinë A, pasi beson te ish-shoku i kombëtares.

Mario Balotelli me fanellen e kombetares

Për momentin, asnjë nga palët nuk e konfirmon këtë lëvizje, ndërkohë që Balotelli prej dy sezonesh luan me ekipin e Nisës, ku deri më tani ka realizuar 17 gola. Pritet që Marotta dhe Raiola të bisedojnë për këtë transferim, me sulmuesin që do të ketë një rol si protagonist te bardhezinjtë. Ndoshta ai mund të jetë transferim i i duhur në rast se Paolo Dybala largohet./telesport/