Nga Vllaznia vërtetë dje është larguar një nga elementët më të spikatur të Akademisë, mbrojtësi Senad Hysenaj por sot ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë firmosur kontratë me një tjetër futbollist të ekipit U-19. Pikërisht me kapitenin e tij Arsaed Rahova. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit ku thuhet: Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër firmë në kontratë. Këtë herë me një futbollist të Akademisë Vllaznisë.

Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit U-19 Arsaed Rahova. Kontrata e tij me klubin ka një afat trevjeçar. Rahova është kapiteni i ekipit U-19 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij teksa luan edhe si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor.
KF Vllaznia asnjëherë nuk e ka hequr vëmendjen nga lojtarët me të dhëna të mira të Akademisë së tij dhe padyshim që do të vazhdojë t’i trajtojë siç duhet ato sepse e ardhmja është e këtyre futbollistëve.